MENU
klinika

Protesta përpara Kryeministrisë

Protestat studentore/ Zbulohet skenari i ditës së sotme

09.01.2019 - 10:42

Studentët do të vazhdojnë të protestojnë edhe ditën e sotme, duke mos hequr dorë nga kauza e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Këto janë disa detaje nga skenari që do të ndjekin sot studentët e universiteteve publike në vend.

Mësohet se mbledhja e tyre është bërë si fillim nëpër fakultete dhe më pas ata do të marshojnë drejt disa pikave lidhëse të kryeqytetit, për t’u bashkuar me kolegët e tyre.

Edhe ditën e sotme të rinjtë do të pozicionohen para Kryeministrisë, atje ku protestojnë prej disa ditësh, ndërsa janë në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.

Pavarësisht temperaturave të ulëta deri nën zero, studentët duken të vendosur në kauzën e tyre, për plotësimin e kërkesave, që nga ulja e tarifave, deri tek pezullimi i ligjit të Arsimit të Lartë.