MENU
klinika

Nga New York Times

Pse Merkel s’ka folur kurrë për të drejtat e grave?

30.01.2019 - 14:27

Liderja gjermane më në fund foli për gjininë.

Një ditë pasi parlamenti britanik votoi për marrëveshjen Brexit, me paqëndrueshmërinë politike që mbizotëronte në titujt e mediave ndërkombëtare, Kancelarja Angela Merkel nga Gjermania u ul për një intervistë 45-minutëshe me një gazetar nga gazeta gjermane Die Zeit.

Megjithatë, ata nuk folën për Britaninë, për të ardhmen e Europës apo edhe për politikën gjermane. Në vend të kësaj, Merkel dha një rrëfim të rrallë dhe të sinqertë të përvojës së saj si politikane femër, mendimet e saj mbi feminizmin dhe mënyrën se si ajo është formuar. Ishte hera e pare që fliste për këtë temë gjerë e gjatë në më shumë se 13 vjet si kancelare.

Merkel është gruaja më e famshme dhe më e fuqishme në botë: me vetëdije ose jo, ajo ka shërbyer si një model për gratë dhe vajzat anembanë globit. Por ajo e ka ndërtuar personin e saj politik pikërisht duke minimizuar identitetin femëror.

Kur ajo u ngjit në radhët e demokratëve të krishterë konservatorë, të dominuar nga meshkujt në vitet 1990, Merkel vazhdimisht kërkoi që të zhdukte etiketën e feministes dhe duke zgjedhur që të mos ndiqte me vëmendje çështjet e grave.

Merkel ka njoftuar se ajo nuk do të kandidojë përsëri si kancelare kur mandati i saj të përfundojë në vitin 2021, dhe qëndrimi i saj për të diskutuar çështje të tilla po ndryshon. Intervista në Die Zeit është ende shembulli më i dukshëm, por nuk është i vetmi rast ku ka folur në lidhje me përfaqësimin e grave.

Merkel bëri një dallim midis vetes dhe atyre që ajo i konsideron “feministë” të vërtetë, ata që luftojnë gjithë jetën e tyre për të drejtat e grave, dhe njerëzit si ajo, të cilët thjesht kontribuojnë. “Unë rrallë i drejtohem vetëm grave,” tha ajo.

Megjithatë, Merkel bëri thirrje për barazi gjinore në të gjitha fushat. Dhe ajo foli për përvojën e saj personale si politikane femër.

Ngritja historike e Merkel në pushtet patjetër që ka pasur efekt të dukshëm të vogël në përfaqësimin e grave në nivelet e mesme dhe të larta të biznesit, politikës dhe teknologjisë. Më pak se një e treta e pozitave në bordet mbikëqyrëse të kompanive publike gjermane u përkasin femrave, statistikat nga viti 2018. Por përqindja e femrave në Bundestagun gjerman (31 përqind) në fakt ka rënë pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Merkel është një politikane tepër e kujdesshme. Intervista të tilla janë të rralla për të; dhe diskutimi i këtyre temave ishin një vendim i qëllimshëm. Pra, çfarë po përpiqet të arrijë?

Merkel i ka shmangur këto tema deri më tani, sepse ka qenë e shqetësuar se kjo do të dobësonte qëndrimin e saj politik. Dhe qëndrimet ndaj feminizmit, që dikur shiheshin si një koncept radikal në Gjermaninë Perëndimore të pasluftës.

Komentet e saj në Die Zeit vijnë në një kohë kur Merkel po përgatitet të largohet. “A jeni në dijeni se shumë gra në vendin tonë kanë një lidhje emocionale të fortë me ju?”, ka pyetur intervistuesi, dhe  Merkel u përgjigj: “Jo, kjo nuk është shumë e qartë për mua.”

Por, të paktën ajo tha, “Kur them ose bëj diçka, e them ose e bëj si një grua”. Mund të mos jetë shumë, por është më mire se më përpara.

Emily Schultheis është një gazetare e pavarur, që shkruan për politikën gjermane dhe rritjen e populizmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel