Nga Prof.Dr. Fadil Maloku
Haradinaj, për taksen ka veç dy opsione, e treta nuk egziston;
Opsioni e parë, që ta pranojë pezullimin e taksës dhe ta humb 100%-in e rejtingut të fituar te publiku kosovar, gjatë nëntorit të vitit 2018, dhe; Opsioni i dytë, ta refuzojë taksën dhe ta harroj politikën konformiste e poltroniste (por, njëkohësisht; ta inauguroj sintagmën e munguar të interesit…) ndaj miqve e arkitektëve të pavarësisë.
Me opsionin e dytë, si hero i gjallë ai mund ta rifitoj famën e ikonës ramboiste, duke ia kthyer Kosovës, në faza afatgjata; sintagmën e partneritetit të munguar, dhe atë të faktorizimit në rajon.)
Këto dy opsione, në ligjerimin sociologjik, i bien;
1. Të bëjë “Vetëvrasje” egoiste politike, shkaku i reduktimit të mundësisë së integrimit dhe akomodimit të interesave kombëtare e atyre shtetërore të Kosovës, me interesat rajonale (të Serbisë) dhe sidomos ato globale (të Administratës së tanishme D.Trump, por, jo edhe të Shtetit amerikan. Sepse, s’janë të njejta!).
Ky akt, vërtetë që është më shumë i natyrës moralo-politike, por, që garancionet dhe kriteret morale që i ofron i njejti, ka arritur që shumë personalitete, në çaste dhe vendime të vështira, t’i muros në kujtesën kolektive të shumë popujve e shteteve të njohura.
Duke i shndrruar nē një lloj “George Washingtoni” apo edhe “Sokrati”, të vuajtur shqiptar! Në fakt, zgjidhja, me pranu pezullimin me (bë pra, “vetëvrasje egoiste”) çmimin e defaktorizimit të vetës dhe subjektit të tij, për hirë të një interesi më sublim (kombëtar e shtetërorë) tē Kosovës, për kohen që po jetojmë është vërtetë, në pamje të parë; një betejë tipike morale “don kishotiane”, por, në anën tjetër edhe një lloj satisfaksioni e sakrifice e vetëdijshme e tij, për të ardhmen e shqiptarëve, në rajon.
2. Apo të bëjë “Vetëvrasje” altruiste politike, që do rezultonte më shumë si rrjedhojë e integrimit dhe akomodimit të tepërt të tij, në qarqet dhe interesat lokale e globale. Ky tip “i vetëvrasjes”, e ka çmimin që tashmë e ka testuar edhe ai vetë, me faktin dhe aktin e “lejimit” të ardhjes sē tij, si kryeminister i Kosovës. Sepse, pa aminin e arkitektëve të pavarësisë dhe miqëve tjerë që kanë interesa, në rajon, as që kishte shansa të futej, në majën e hierarkisë shtetërore!?
3. Zgjidhja; me mbajt taksën, duke ngritur rejtingun në 100%, në rrethanat aktuale, kur nuk ke as ide, as përkrahje, e as fuqi (politike, ekonomike e ushtarake) është “vetëvrasje” e dobishme politike karizmatike, për vetë Haradinajn, por edhe për gjithë interesat e Kosovës.
4. Sepse, në faza e staza afatgjata, ky veprim racional, vendin kishte me e katapultu definitivisht në; orbitën e procesit të ri të partneritetit (njejtë ka vepru edhe Izraeli) me miqtë (post Donald Trumpian) demokrat, dhe me aleat tjerë europian….
5. Tjetër; miqësia blanko që u idealizua ekstremisht vetëm në favor të miqëve, tani do “shoqërohej” edhe me sintagmën e (munguar) të interesave strategjike, kombëtare e shtetërore të shqiptarëve në gjithë rajonin.
6. Ky opsion, i njeriut të gatshëm (si është Ramush Haradinaj) të vetëflijohet, për të mirën e vendit që do materializohej përmes instalimit të sintagmës së munguar në gjitha raportet e deritanishme; miq ndërkombëtar- Kosovë, e që emrin e ka interes….për mendimin tim, do krijonte konditat themeltare, për një faktorizim të ri shqiptar nē gjithë Ballkanin Perëndimor.
7. Kosto, këtu për “Rambon” janë vetëm humbja e privilegjeve (që edhe ashtu janë kalimtare) sëbashku me benificionet dhe ngarkesat tjera, të cilat kur matematikisht përllogaritën edhe me obstruksionet e brendshme e sidomos ato te jashtme politike, vetëm sa do të ia kehtësonin marrjen e një vendimi të tillë, sa historik, aq edhe sociopolitik…