MENU
klinika

Shifrat e vitit 2018

Rekord vonesash për fluturimet nga Shqipëria

08.01.2019 - 12:37

Viti 2018 ka shënuar numrin më të lartë të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve, në raport me vitet e kaluar. Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil, për vitin që sapo lamë pas u regjistruan 188 vonesa mbi 2 orë si dhe 27 anulime.

Ndërkohë që kompanitë më problematike janë ato që operojnë drejt Italisë, ku listën e kryeson Fly Ernest me 72 vonesa dhe 14 anulime. Pas saj renditet Blue Panorama dhe Albawings, ndjekur nga kompania Adria, që pozicionohet në vendin e 4-t.

Sipas Aviacionit Civil, shkaqet kryesore të kësaj situate lidhen me mungesën e kapaciteteve, operimit dhe problemeve teknike apo grevat e shumta në veçanti të disa kompanive ajrore. Ndërkaq, pavarësisht se kjo është një problematikë e ngritur përgjatë gjithë vitit 2018, deri më tani Aviacioni Civil nuk ka bërë publike asnjë masë që do të shërbente për përmirësimin e situatës.

Sipas të dhënave të raportuara në drejtim të të drejtave të pasagjerit ka një rritje të numrit të  kompensimeve për pasagjerët që preken nga vonesat apo anulimet, pasi përgjatë vitit 2018 përfituan 700 prej tyre. Por, ky është një përfitim që merret pas dëmit të shkaktuar, ndërkohë që pjesa dërrmuese e pasagjerëve këmbëngulin në shmangien e vonesave apo anulimeve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN