MENU
klinika

Situata në akset rrugore

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, arrijnë deri në 15 cm

20.01.2019 - 16:46

Në qarkun e Korçës janë rikthye reshjet e dëborës. Mësohet se kanë arritur deri në 15 cm në fshatin turistik të Dardhës mëngjesin e kësaj të djele.

Rikthimi i borës nuk ka krijuar probleme me qarkullimin në akset kryesore rrugore. Situata paraqitet normale dhe pa probleme.

Ndërkohë jo të paktë kanë qenë turistët që janë drejtuar drejt Dardhës për të shijuar fundjavën.

“Jemi nga Spanja dhe jetojmë në Tiranë. Vendosëm të vijmë në Dardhë për ta njohur. Vend i vogël, por shumë i këndshëm”, thotë një turiste.