Viti i Ri 2019 e ka gjetur Rita Orën larg Europës dhe të ftohtit që ka pushtuar kontinentin e vjetër. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt ishujve Maldive së bashku me motrën dhe disa miq të saj, për të kaluar disa ditë pushimi.
Rita është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa ndiqet nga mbi 14 milionë njerëz vetëm në rrjetin social Instagram. Duket se ditët e para të vitit 2019, ajo ka vendosur t’i nisë duke publikuar disa fotografi ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj në Instagram.
Këngëtarja shqiptare ka pozuar mjaft atraktive në bikini të verdha, ndërsa ka vënë në pah format e saj trupore.
“Një pushim i vogël i 1 janarit. Mendoj se duhet të kuptoj madhësinë e sytjenave”, ka shkruar Rita Ora në mbishkrimin e fotografisë.