MENU
klinika

Viti i Ri

Urimi special i Rita Orës: Buzëqeshni sa më shumë!

31.12.2018 - 16:07

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, bëri një postim në llogarinë e saj të Instagramit, ku përveç urimit për Vitin e Ri, ajo ka ftuar të gjithë ta ndjekin perfomancën e saj me rastin e kësaj feste në “The Graham Norton Show”.

“Buzëqeshni në vitin 2019. Shikomëni në ‘The Graham Norton Show’ me rastin e Vitit të Ri të veçantë! Ju uroj të gjithëve të keni një vit të ri spektakolar”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Rita.

Rita Ora

2018-ta ishte fantastik për Rita Orën në karrierën muzikore ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një numër të madh të koncerteve anembanë botës si dhe ka sjell disa këngë të reja, së bashku me albumin “Phoenix”.