MENU
klinika

Rrëfehet këngëtarja

Rita tregon tmerrin: Donte të hynte në shtëpi…

12.01.2019 - 16:46

Rita Ora është rrëfyer për “Daily Star” për një ngjarje që i ka ndodhur kohë më parë, kur një fans i kishte shkuar në derën e shtëpisë dhe ishte i bindur se ishte thirrur aty pikërisht nga këngëtarja me origjinë shqiptare.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” tregon se ishte e tmerruar nga rasti, ndërsa thotë se nuk kishte folur kurrë me të, ndërsa ai kishte arritur të zbulonte se ku ajo jetonte.

Duke e kujtuar atë përvojë të hidhur, ajo tha për “Daily Star”: Kam pasur një situatë jo të mirë me një përndjekje, i cili erdhi në shtëpinë time dhe la valixhen e tij jashtë derës sime.

“Ai ishte i bindur se i kisha kërkuar të vinte apo se ne ishim në një lidhje, por unë kurrë nuk kam folur me të përpara dhe ishte pak e frikshme si situatë”, ka shtuar Rita.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN