MENU
klinika

Moti i keq

Thethi i bllokuar, banorët apel për ndihmë

19.01.2019 - 12:03

Rrugët në fshatin Theth vazhdojnë të jenë akoma të bllokuar nga dëbora.

Banorët e zonës kanë mbetur të bllokuar ndërsa makinat hasin shumë vështirësi për ecur.

“Bashkia nuk është interesuar për banorët e Thethit. Me sakrifica çdo ditë mundohemi të bëjmë të mundur kalimin në Shkodër. Asnjë helikopter nuk ka ardhur këtu prej 10 ditësh. Rreth 100 banorë të Thethit janë të izoluar dhe nuk ditë çfarë të bëjnë në këto kushte të vështira atmosferike.”- u shpreh një banor.

Banorët kanë nisur duke pastruar rrugën vetë me një makineri të vogël.

“Me këtë makineri na duhen 2-3 muaj ta pastrojmë borën deri në Shkodër.”- tha një tjetër banor.