MENU
klinika

Në Muzeun Historik Kombëtar

Rrugëtimi i Ismail Qemalit vjen me ekspozitë

29.01.2019 - 11:01

“Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” është ekspozita që është hapur për përvjetorin e 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit. Për të përkujtuar këtë figurë të ndritur me kontribut të madh në kombin shqiptar ekspozita ka marrë karakterin e rrugëtimit të tij jetësor. Ky vit quhet ndryshe edhe viti i Ismail Qemalit dhe aktivitetet rreth këtij personaliteti do të promovohen më të shumta.

Kjo ekspozitë mbante objekte të rëndësisë së veçantë për këtë figurë kombëtare dhe tregon disa etapa të jetës së tij profesionale dhe jetësore. Ismail Qemali ka qenë një nga nënpunësit e lartë të Perandorisë Osmane dhe një figurë profesionale nga më të shquarat e perandorisë.

Dihet që ai ka pasur një mendim ndryshe nga regjimi i atëhershëm gjë që e çoi, si në internime të tij, edhe në një jetesë të vështirë në këtë perandori, por aty ai u konsolidua edhe si me përvojë profesionale të qëndrueshme, diplomat dhe udhëheqës për çështjen shqiptare. Nga aty ai punoi gjithmonë për të krijuar një komb shqiptar.

Ndryshe nga nënpunësit e tjerë ai ishte një njeri me ide liberale dhe reformatore. Kjo gjë i kushtoi atij por nuk u ndal, pas mundësisë së parë ai u shkëput nga Perandoria Osmane në mbrojtjen e Fuqive të Mëdha për të marrë rrugën e bërjes së një kombi të pavarur shqiptar nga Perandoria. Projekti i çështjes së tij u finalizua me krijimin e shtetit shqiptar në 1912.

Ndër objektet e shumta në ekspozitë u prezantuan objekte vetjake të Ismail Qemalit, si flamurin e tavolinës dhe gotën e ujit.

Aty kishte objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i më i lartë, ai i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik i përdoruar nga Qeveria e Vlorës për të shkëmbyer informacionet e saj, flamur të vitit 1913, gazeta që u botuan në vitin 1912. Gjithashtu kishte edhe libra dedikuar Ismail Qemalit.

Hapjen e ekzpositës si gjithmonë e përshëndeti Drejtori Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi ku në ambientet e ekspozitës ndër të tjera tha se Ismail Qemali ishte një nga figurat më frymëzuese dhe më kryesore për kombin shqiptar. Ai u dallua dhe për kryengritjet e vitit 1910-1912 për të nisur një rrugëtim të shtetit shqiptar dhe për t’u shkëputur një herë e mirë nga Perandoria Osmane.

‘’Atdhedashuria dhe kontributi i tij në çështjen shqiptare, e ngrenë Ismail Qemalin në krye të figurave tona kombëtare, krahas asaj të Skënderbeut”. 
Në këtë përshëndetje si fjalë hapëse për të gjithë të pranishmit e mori fjalën edhe drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, z. Endrit Muasaj. Ndër të tjera ai u shpreh se bashkëveprimi ndërinstitucional do të jetë prioritet kryesor për këtë vit siç ishte dhe viti që kaloi, viti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Krahas ekspozitës në një tryezë të rrumbullakët Shkencore u diskututa për rolin dhe veprimtarinë e Ismail Qemalit për çështjen e kombit shqiptar. Në këtë tryezë referuan Prof. Dr. Frederik Stamati dhe Dr. Ariola Prifti, Dr. Paulin Marku –Akademia e Studimeve Albanologjike, Dr. Ardit Bido-Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Dr.Dorian Koci-Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Ndër të tjera Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar u shpreh se kjo konferencë është një ndër aktivitetet e para dhe trajton pjesën më të rëndëisshme të kësaj figure që është një në pjesën më të ndritur të shtetit shqiptar. Kjo përplotëoshet edhe nga përshkrimi i disa objekteve origjinale të asaj periudhe si pjesë e fondit të muzeut.

Dr. Paulin Marku vuri theksin mbi rolin e Ismail Qemalit, në:“Roli i Ismail Qemalit në Memorandiumin e Greçës së vitit 1911 dhe faktori ndërkombëtar”.

Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, referatin e të cilit e lexoi Dr. Endrit Musaj, drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve të DPA, u shpreh se

”Dokumentet të cilat ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit tregojnë për përpjekjet e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë si dhe një fond personal me dorëshkrimet fotot dhe kartvizitën e Ismail Qemalit”.

Prof. Dr. Frederik Stamati dhe Dr. Ariola Prifti u shprehën për “Identifikimi i flamurit të Ismail Qemalit” si një proces i rëndësishëm shkencor në etnologji. Studimet etnografikë në lidhje me këtë temë kanë rëndësi të veçantë.

Për këtë aktivitet pati një koordinim dhe një bashkëpunim të fortë institucional midis Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin të ftuar të ndryshëm si dhe nxënës nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” në Tiranë. Kjo ekspozitë duke e plotësuar edhe me tryezën shkencore pati një interesim të madh nga publiku e sidomos nga të rinjtë që e ndoqën me kujdes gjithë aktivitetin.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit