Para pak ditësh ai mbushi 50 vjeç. Një jubile që nuk e ndau dot duke festuar ashtu siç bënte kur fitonte garat e titujt. Për të kujtuar edhe njëherë pse Michael Schumacher është legjendë, më poshtë po ju tregojmë shifrat dhe statistikat e karrierës.
Schumacher e ka fituar 7 herë titullin e kampionit botëror në Formula 1 dhe ka arritur suksese tjera të jashtëzakonshme derisa 5 vjet më parë pësoi aksidentin e rëndë, që edhe sot e kësaj dite e ka lënë në gjendje kome.
Më poshtë po ju njohim me karrierën e Schumit përmes numrave:
7 – Numri rekord i titujve të kampionit botëror të fituar, 2 me ekipin Benetton në vitet 1994 e 1995 dhe 5 radhazi me Ferrarin, nga viti 2000 deri në 2004;
91 – Gara të fituara, nga 306 starte, ai mbetet 18 herë më shumë se Lewis Hamilton, që ka përfunduar në pozitën e dytë në histori të këtij sporti;
68 – “Pole-position”, një rekord i thyer nga Hamilton në vitin 2017;
15 – sezone radhazi me fitore në “Grand-Prix”, nga viti 1992 deri më 2006. Është rekord, tre përpara Hamilton;
8 – Fitore në “French Grand Prix”, më së shumti të fituar nga një pilot i Formula 1. Ai i ka fituar shtatë herë edhe garat në Kanada dhe San Marino, që po ashtu nuk ka mundur të arrihet nga dikush tjetër.
17 – Përfundime në podium në 17 gara në sezonin 2002;
43 – Vjeçar ishte kur e zhvilloi garën e fundit, në Brazil në vitin 2012. Ai fillimisht ishte pensionuar në vitin 2006, por u rikthye pas 3 vjetësh.