MENU
klinika

Bojkoti

Si do veprohet me studentët e ngujuar? Zv.rektorja zbulon zgjidhjen

26.01.2019 - 19:38

Gjatë intervistës së saj në News 24, zv.rektorja e UT Kera komentoi edhe bojkotin e mësimit në Fakultetin e Juridikut.

Gjithashtu Kera u dha studentëve edhe një mesazh. Ajo tha se të rinjtë nuk duhet dhe nuk mund të kapen nga politika.

Ndërsa e pyetur nëse studentët duhet të nxirre nga fakulteti me polici, Kera u përgjigje se është kundër kësaj gjëje.

“Situata tek Drejtësia është pak më ndyrshe, atje po bojkotohet mësimin. Kjo nuk është zgjidhje. Fakti që një pjesë e madhe e studentëve vijojnë bojkotin do të thotë se situata është pak e paqartë, pra studentët kanë mendime të ndryshme. Unë nuk mund ta them se çfarë mendojnë studentët. Por dua të them se askush nuk mund t’ju kërkojë që të ngrihen për betejat e të tjerëve. Gështenjat nga zjarri s’mund të nxirren me duart e të tjerëve. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Hyrja e policisë është rast delikat, s’kam kompetencë që ta thërras policinë. As e imagjinoj, aty duhet diskutuar deri në gjetjen e një zgjedhje. Hyrja e policisë nuk mund të bëhet. Zgjidhja duhet të jetë me kompromis”, sqaroi ajo.