MENU

E rrezikshme

Si ndikon alkooli tek personat diabetik?

10.01.2019 - 16:44

Të gjithë mendojmë se njerëzit me diabet nuk duhet të konsumojnë alkool. Hulumtimet kanë treguar se mund të ketë disa përfitime shëndetësore por, ka edhe rreziqe.

Pirja e alkoolit mund të shkaktojë një rënie të glukozës në gjak sepse alkooli bllokon prodhimin e glukozës në mëlçi.

Alkooli përpunohet nga mëlçia, e cila është përgjegjëse për heqjen e toksinave dhe mbetjet e ilaçeve, kështu që nëse jeni duke marrë pilula të tjera, pirja e alkoolit shumë mund të shkaktojë dëme në mëlçi.

Njerëzit me diabet duhet të përdorin udhëzimet e njëjta si ato pa diabet nëse duan të konsumojnë alkool:

Gratë: jo më shumë se 1 pije në ditë;

Burrat: jo më shumë se 2 pije në ditë.

Disa këshilla

*Nëse keni diabet, mos pini alkool me stomakun bosh ose kur glukoza e gjakut është e ulët, pasi rreziku për uljen e glukozës rritet pas pirjes;

*Nëse vendosni të pini, ndiqni rregullat e mësipërme dhe pini gjithmonë duke e shoqëruar me ushqim;

*Mos anashkaloni asnjë vakt nëse do të pini;

*Mund të konsumoni birra artizanale, pasi ato cilësohen si birra më të lehta;

*Për pije të përziera, zgjidhni përzierësit e pijeve pa kalori si sodë dietike, ujë tonik ose ujë natyral.

Alkooli mund të shkaktojë hipoglicemi menjëherë pas pirjes dhe deri në 24 orë më pas. Nëse do të pini alkool, kontrolloni glukozën e gjakut:

Para se të pini;

Ndërsa pini;

Para se të flini dhe gjatë gjithë natës.

Sigurohuni që glukoza e gjakut të jetë në një nivel të sigurt ndërmjet 100 dhe 140 mg/dL. Nëse glukoza e gjakut është e ulët, hani diçka për ta rritur dhe sigurohuni që të kontrolloni përsëri para se të shkoni për të fjetur dhe përsëri gjatë natës për t’u siguruar që nuk po ulet më shumë.

Simptomat e alkoolit dhe të hipoglicemisë mund të jenë të ngjashme, ndjenja e përgjumur, e trullosur dhe e hutuar.

Efektet e alkoolit mund të jenë të paparashikueshme dhe nuk rekomandohet si një trajtim për glukozë të lartë të gjakut. Rreziqet mund të jenë më të mëdha se çdo përfitim që mund të shihet.

Nëse pini alkool disa herë në javë, sigurohuni që mjeku e di këtë para se të ndryshojë dozën ose llojin e tabletave të diabetit ose insulinën, si dhe ndryshimet në medikamente të tjera, duke përfshirë shtimin ose ndryshimin e tabletave ose ilaçeve injektuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN