MENU
klinika

Zbulojeni!

Si shëndeti juaj mund të jetë në rrezik bazuar në thinjat tuaja

02.01.2019 - 19:37

Supozohet se e dini se thinja e flokëve është diçka e pashmangshme në jetë. Por, kjo shenjë e zakonshme e plakjes mund të paralajmërojë për diçka më serioze sesa thjesht kalimi i moshës: sëmundje të zemrës.

Gjatë një studimi të prezantuar tek konferenca EuroPrevent 2017, të organizuar nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, shkencëtarët zbuluan se sa më shumë flokë të zbardhura të ketë një burrë, aq më shumë gjasa ka që të vuajë nga sëmundja e arterieve koronare, një nga format më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës që shfaqet kur arteriet në zemër fillojnë të ngushtohen dhe forcohen për shkak të formimit të pllakës bakteriale.

Kjo sëmundje e lidhur me zemrën dhe flokët e thinjura nuk ka si shkak moshën apo ndonjë faktor tjetër rreziku kardiovaskular.

thinja-konica.al

Sipas këtij studimi, meshkujt që kanë flokët më të zbardhura, krahasuar me ngjyrën që kanë pasur më parë, janë 31% më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundja e arterieve koronare. Gjithashtu, pas një vëzhgimi që u bë te disa njerëz, shkencëtarët vunë re se personat që vuanin nga kjo sëmundje kishin flokë më të thinjura se ata që ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Edhe pse mund të duket si një lidhje e çuditshme, mund të ketë një mekanizëm psikologjik që ndikon si tek thinjat e flokëve ashtu edhe tek problemet me zemrën.

Sa i përket faktorëve të rrezikut, si arteroskleroza (formimi i pllakës bakteriale në arterie) ashtu edhe thinja e flokëve, të dyja përfshijnë stresin oksidativ, inflamacionin, ndryshimet hormonale ose dëmtimin e qelizave funksionale.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se çdo burrë me flokë të thinjura rrezikohet nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, shkencëtarja Irini Samuel, kardiologe tek Universiteti Kairo, thotë se plakja është një faktor rreziku i pashmangshëm koronar dhe shenjat dermatologjike, si thinjat e flokëve, mund të sinjalizojnë për rritje të rrezikut.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”