MENU
klinika

5 ushqimet

Si të dukeni 10 vjet më të rinj!

04.01.2019 - 08:00

Mendoni se rrugëzgjidhja e vetme për të shmangur plakjen është një operacion plastik?

Më lejoni t’ju them se gaboheni paksa! Sigurisht që është zgjedhja juaj individuale qoftë për të përzgjedhur kirurgjinë plastike qoftë një mënyrë tjetër, por ajo çka ne duam t’ju themi është se ekziston një tjetër mënyrë që mbi të gjitha është shumë efektive…bëhet fjalë për produktet natyrore.

Më poshtë do të gjeni pesë ushqimet që frenojnë plakjen:

Domatet: Domatja është burimi kryesor i vitaminës A, C dhe i acidit folik. Ajo përmban një ndër antioksidantët më të fuqishëm, siç është licopeni, i cili mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe organizmin nga infeksionet e ndryshme.

Agrumet: Agrumet kanë sasi të lartë të vitaminës C, por jo vetëm. Qitroja, portokalli, mandarina dhe limoni përmbajnë vlera të tjera ushqyese, ku ndër më kyesorët përmendim acidin folik dhe antioksidantët. Këta përbërës ulin kolesterolin e lartë dhe acidin urik në gjak, parandalojnë oksidimin e venave të gjakut dhe mbrojnë zemrën.

Hudhra: Hudhra ka vlera ushqyese të mrekullueshme. Shquhet për vetitë anti-bakeriale dhe anti-inflamatore, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara.

Karotat: Janë shumë të nevojshme për trupin, mendjen dhe lëkurën. Beta-karoteni që gjendet tek karota mbron retinën e syrit nga dëmet e ndryshme dhe përmirëson shikimin.

Çokollata e zezë: Çokollata e zezë hidraton lëkurën dhe e mbron atë nga veprimi i radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit.