MENU
klinika

Konsumoni këto perime

Si të largoni fryrjen në stomak

12.01.2019 - 17:41

Ja perimet që nuk shkaktojnë fryrjen e stomakut:

Kastraveci

Kastraveci ofron shumë vitamina dhe antioksidantë. Nga ana tjetër kastraveci nuk përmban shumë fibër, ndaj gjasat për fryrje në stomak janë minimale. Për më tepër, kastraveci është hidratues për organizmin.

Shpargu

Shpargu përmban një amino acid që e ndihmon organizmin të largojë lëngjet e tepërta dhe fryrjen. Megjithatë, me shpargun duhet të tregoni kujdes me sasinë. Nëse e teproni, do të përballeni me fryrjen në stomak. Avokado është i pasur me kalium dhe rekomandohet në rastet kur e keni tepruar me kripën dhe ndiheni të fryrë. Avokado përmban yndyrna të shëndetshme. Këto yndyrna e ndihmojnë trupin të përthithë ushqyes të tjerë.

fryrje ne stomak-konica.al

Lakra Turshi

Lakra turshi është e shëndetshme për stomakun dhe përmban shumë probiotikë. Sigurohuni që ta përgatisni vetë në shtëpi për një rezultat më të mirë dhe kujdes me sasinë.

Domatet

Domatet janë të pasura me antioksidantë dhe konsiderohen një perime që nuk shkakton fryrje. Megjithatë, reagimi ndaj domates varet nga organizmi i njeriut dhe shëndeti i stomakut.

Kungujt E Njomë

Shumë perime përmbajnë sheqerna dhe karbohidrate që shkaktojnë gazra dhe fryrje. Kungujt e njomë kanë më pak nga këto përbërës, ndaj konsiderohen idealë.

Barishtet

Barishtet dhe spinaqi në veçanti përmbajnë shumë vitaminë B që largon ndjesinë e fryrjes. Barishtet konsumohen të kavërdisura me vaj ulliri dhe limon ose në sallata.