MENU
klinika

Video

Si të ruheni nga hakërimi i adresës së e-mail, Whatsapp dhe Facebook

11.01.2019 - 17:17

Top Story, duke iu referuar një problemi kaq të madh dhe të rrezikshëm, ilustron se si hakerat ndërhyjnë te posta juaj elektronike.

Përmes një e-maili që në dukje jep përshtypjen sikur vjen nga kompania Yahoo dhe ju kërkon të përditësoni adresën tuaj. Kujdes! Nëse shikoni me vëmendje, dërguesi nuk ka lidhje fare me ekipin e sigurisë së kompanisë Yahoo.

Nëse klikoni në linkun bashkëngjitur, aty kërkohet përditësimi i të dhënave. Duke vendosur “password”-in dhe të dhënat e tjera personale, automatikisht hakeri në këtë moment ju ka vjedhur adresën. Ndaj, përherë verifikoni dërguesin.45487

“Është shumë e rëndësihme të shikojmë adresën dhe jo emrin, emri është i modifikueshëm kurse adresa është e vështirë, është unike”, shpjegon Aurel Sterjo, ekspert IT.

Shikoni një tjetër e-mail të mbërritur në postën elektronike të një qytetari. Aty marrësi mashtrohet se rezulton fitues në një llotari. Qytetari udhëzohet të kontaktojë me ekipin për tërheqjen e parave, por ai është thjesht karremi për për të rënë pre’ e mashtrimit.

“Vjen një mesazh që ti je fitues i një lotarie. Meqë je fitues, që të përfitosh shumën, duhet të paguash disa tarifa, të hapësh një llogari ku do të kalojë shuma e fituar. Kjo është thjesht për të të krijuar besim”, shpjegon Elton Kërluku.

Ajo që ju duhet të bëni nëse ju vijnë mesazhe të tilla, është t’i injoroni dhe mos të klikoni në linkun që mund të ketë bashkëngjitur sipas rastit.

“Adresa të çuditshme, në 100 % të rasteve është dikush që po tenton të bëjë spam, të na vjedhë të dhënat”, tha Ergest Nako, ekspert i sigurisë së informacionit.

Por, lista me rastet është e gjatë dhe këtu përfshihen oferta tregtare, paketa antivirusi të rreme, oferta pune të rreme, mashtrimi me monedhën virtuale bitcoin, mashtrime të llojit si të bëni shpejt para’ e shumë të tjera.

Mashtrimet ndodhin edhe në aplikacionet që ne përdorim masivisht si WhatsApp apo Viber. Shembulli është edhe ky mesazh ku thuhet se marrësi përfiton internet falas. Por, linku bashkëngjitur ju rrezikon nëse e klikoni pasi mund të jetë virus që merr nën kontroll telefonin tuaj, e për pasojë të dhënat, komunikimet, fotot dhe gjithçka.

whats app gold-konica.al

“Ekzistojnë sisteme që lejojnë të dërgohen përmes e-mailit apo edhe mesazheve, aplikacione me “file” që autoinstalohen dhe lejojnë kontrollin total të telefonit nga një person tjetër, kjo është ilegale, por ekziston tashmë”, tha Marco Saracchi, profesor italian.

Ironik është fakti se 70% e njerëzve, pavarësisht se e njohin rrezikun nga faqet e dyshimta, sërish tundohen dhe i klikojnë ato.

Shikojeni këtë faqe e cila është një prej qindrave që operojnë në kumarin “online”. Nëse klikoni në të majtë të faqes, në krah të linkut tek ky buton, brouseri sugjeron se jeni në një adresë të pasigurt. Aty këshillohet të mos jepni të dhëna personale, që mund të jenë llogari bankare apo “password”-e të ndryshme.

“Kur hapim sajtin, në toolbarin tonë duhet të jetë me jeshile që tregon se përdoret server i sigurt”, tha Ergest Nako.

“Ne kemi patur me mbi 600 faqe të cilat na janë raportuar për bllokim të aksesit në internet. Pjesa dërrmuese ishin faqe të cilat sipas gjykimit të AMLF kryenin lojra fati në mënyrë të paligjshme, të paautorizuar”, tha Jorgo Çipa, drejtor AKEP.

Ajo që duhet të dini është se shpesh herë, faqe të tilla që kërkojnë të dhëna personale ku përfshihen edhe numri i llogarisë bankare, janë me rrezik.

Top Channel