MENU
klinika

Shqipëria, e 79-a në Botë

Siguri e dobët për energjinë

05.01.2019 - 14:03

Shqipëria ka humbur tre pozicione në renditjen globale të qendrueshmërisë energjetike. Indeksi i publikuar çdo vit nga Këshilli Botëror i Energjisë e rendit vendin tonë të 79-tin në botë, ndër 125 ekonomi, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 76-të.

“World Energy Trilemma Index” ka për qëllim të masë qendrueshmërinë energjike të një shteti duke u bazuar në tre shtylla kryesore: siguria energjetike, barazia dhe qendrueshmëria ambientale.

Shqipëria merr bindshëm më shumë pikë në drejtim të qendrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë ndërkohë që zhgënjen në drejtim të sigurisë energjetike. Shqipëria është vendi i fundit në rajon, si dhe i parafundit në europë, vetëm me Moldavinë më keq se ne.

Në nivel global ndërkohë, Danimarka, Zvicra dhe Suedia kryesojnë listën e Këshillit Botëror të Energjisë. Nga krahu tjetër i tabelës ndërkohë, kemi Beninin, Çadin dhe Nigerinë.

Siguria energjetike është nëj ndër treguesit më të rëndësishëm të një vendi, jo vetëm për shkak të nevojave në sektor, por sidomos pasi përkthehet në paqëndrueshmëri fiskale.

Një sërë institucionesh ndërkombëtare, si FMN, Moody`s, Banka Botërore, etj kanë paralajmëruar Shqipërinë se një ndër rreziqet kryesore fiskale buron pikërisht nga paqëndrueshmëria energjetike, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e varësisë së sektorit nga burimet hidrike, që në vetvete janë në varësi të kushteve meteorologjike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


7 mln euro importe në nëntor

Energjia, mbaron ‘begatia’ e lumenjve

KLSH: S’ka përmirësime

Energjia, rrezik i madh për buxhetin