Pas suksesit të parë në evente ndërkombëtare dhe pas një turi të kinemave në qytetin e Tiranës, filmi ‘’Streha mes reve’’ nis turin në qytetin e Shkodrës për t’i afruar më shumë publikun e Shkodrës me temat e shumta që trajton ky film me metrazh të gjatë.
Ndryshe nga më parë bota e filmit shqiptar, e parë nga brezi i ri, ka qenë disi e zbehur nga periudha postkomuniste, ka ndryshuar qasje rreth mediumeve të vjetra. Për t’i afruar më shumë me krijuesit e filmit si dhe për të trajtuar më shumë tema të ndryshme që lidhen me shumë koncepte kulturore shqiptare krijuesit e filmi po zhvillojnë takime me nxënësit e shkollave në kuadër të edukimit përmes artit dhe kulturës.
Seksioni zyrtar ka përzgjedhur mes të tjerëve një film shumë të diskutuar dhe që ka marrë shumë ftesa ndërkombëtare si dhe është dhënë dhe në premiera botërore.
“Streha mes Reve” është dhënë premierë gjithashtu në një festival të kategorisë A, si ai i Talinit në Estoni, si premierë e tij botërore në Konkurrimin Zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights. Në 13 dhjetor të vitit që lamë erdhi premierë për publikun në kinematë e Tiranës.
Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kulturës dhe prodhuar nga producentja Sabina Kodra, Era film në bashkëprodhim me RTSH dhe Cristian Nicolescu, Rumani (Digital Cube). Streha mes Reve u xhirua nga Drejtori i fotografisë së Radu Jude, Marius Panduru, montazhier Ştefan Tatu dhe Kompozitor Marius Leftarache. Të drejtat ndërkombëtare trajtohen nga Distribucioni Gjerman i Pluto Film.
Në rolet kryesore interpretojnë aktorët si Bruno Shllaku, Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Muzbajdin Qamili, Irena Cahani, Osman Ahmeti, dhe Virus Shala.
Filmi spikati në mënyrë të veçantë për skenat e realizmit të xhiruara në natyrën e mrekullueshme të Shqipërisë në zonën e thellë të Valbonës, lojën aktoriale me aktorin protagonistin Arben Bajraktari në rolin e Besnikut, skenarin origjinal dhe temën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.
Subjekti i filmit është shumë intrigant dhe gjithashtu të fton me shumë elementë të spikatur të skenarit dhe regjisë që ta shohësh, kjo shtohet falë lojës së shkëlqyer aktoriale ku jepet e thjeshta, e imta si dhe debate të përkoheshme të njerëzve të zakonshëm fshatarë.
Historia e tij vihet në një fshat të humbur, pak të thuash i bukur, ai është i mrekullueshëm në veri të Shqipërisë. Filmi njëkohësisht trajton shumë tema dhe njëkohësisht shumë mesazhe te publiku. Pikë së pari hidhet ideja e një bashkëjetese dhe tolerance fetare, ku i gjithë komuniteti bashkëvepron dhe jeton bashkë në mënyrë paqësore në mes të reve ku shfaqet një botë e jashtzakonshme natyrore, aty ku Zoti fal begati dhe bukuri dhe do midis njerëzve dashuri dhe harmoni midis tyre.
Porse bota e njerëzve e ndryshme nga ajo perfektja ka hallet e saj të vogla, por që janë ekzistenciale për ata. Historia e Besnikut, një djali të ri vihet në qendër të tij, një besimtar i devotshëm mysliman, dhe një bari dhënsh në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, Në qendër të të Besnikut vihet marrëdhënia e komplikuar me babain e tij të luajtur nga Bruno Shllaku.
Ai ka qenë komunist si dhe shumë rigoroz për traditat e tij, më shumë se i ashpër ai ka një marrëdhënie të vështirë për shkak të një lidhje të djalit të tij me një vajzë të papërshtatshme.
Por si ishkomunist roli i tij në familje është më i komplikuar. Ai duhet të drejtojë një familje me tre fe të ndryshme, kur dihet fare mirë që komunizmi ishte ateist në pikëpamje besimesh e nuk besonte në fe. Dhe nga ana tjetër shpallet një luftë ekzistenciale ku ka trauma, drama që vijnë nga disa tradita, doke e kuptime njerëzore që duhen tejkaluar.
Ai vdes dhe Familja duhet të ndajë shtëpinë e vjetër në mes tyre. Besniku është personi dhe roli më stabilizues i familjes. Besniku është një musliman i devotshëm, nga ana tjetër nëna e tij ishte katolike dhe vëllai i tij, Albani, u kthye në besimin ortodoks në Greqi.
Bashkëjetesa nëpërmjet shumë besimeve është një mendim i bukur i regjizorit Budina për të vazhduar trillin e filmit. Midis modernes dhe të shkuarës zona e thellë vihet edhe më në kompleksitet ku nga gërvishtja e murit të xhamisë nga Besniku, do të dallojë hershmëri të katolicizmit.
Kjo është një nga momentet më kyç të këtij filmi. Dy specialistet e dërguara të Institutit të Monumenteve vërtetojnë se xhamia deri në 1470 kishte qenë kishë. Kjo krijon debat.
Në një komunitet ku e kaluara lë gjurmë të traditave, dokeve të tyre të përziera filmi vazhdon me problemet kur merr vesh që një xhami ka qenë edhe kishë.
Në këtë lojë ndërthuren bukur religjioni brenda një familje, brenda një komuniteti, dhe debatet mbi problemet fetare hyjnë në lojë në gjithë komunitetin. Është një debat që shqiptarët e njohin mirë.
Por nga ana tjetër filmi trajton edhe problemet sentimentale të dashurisë. Mistika që jep pejizazhi i bukur dhe i virgjër i Valbonës ia shton misterin që ta ndjekësh deri në fund filmin. Në fund debate për fetë është sa i bukur dhe i sikletshëm për kohën sot dhe jep mesazhe të forta për çdo shikues.
Besniku bie në dashuri në rininë e tij me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij.
Por në kohën e komunizmit këto gjëra ndaloheshin, babai i Besnikut kaloi një traumë, traumën nga i biri, i cili në fund të jetës përpiqet që të shlyejë amanetin që i jep babai në fund të jetës. Nga ana tjetër kjo lë shenjë edhe te Besniku në shëndetin e tij mendor.
Amaneti do ta vështirësojë Besnikun për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, për të marrë më pas një vendim të rëndësishëm.
Publiku i Shkodrës si kurrë më parë ka rastin po dhe mundësinë të përballet me një film mjeshtëror të një regjizori që ka mundur të ndërthurë doket dhe zakonet e këtij vendi me një lojë aktorale të shkëlqyer sa dhe të marrë mesazhe të shumta të mprehta, nga një debat bashkëhor që kalon shoqëria edhe sot.
Filmin ia vlen ta ndjekësh, ai të ofron me shumë se bukuri imazhesh, mesazhe dhe realizëm dhe tradita. Në shumësinë e mesazheve, brezi i ri duhet të jetë i gatshëm që të vazhdojë rrugëtimin e tij në këto marrëdhënie, filmi edukon dhe jep një pjesë të kësaj kulture.
Përgatiti Eugent Kllapi