MENU
klinika

Përgatitjet vazhdojnë

Takimi Trump-Kim/ A do t’i arrijë Trump qëllimet?

18.01.2019 - 13:38

Shtatë muaj pas takimit të parë mes SHBA-së e Koresë së Veriut, Pheniani ka bërë shumë pak përpjekje për të eliminuar arsenalin e saj bërthamor, dhe nuk pritet ndryshim as pas një samiti të dytë apo të tretë.

Kim Yong Chol, i dërguari i lartë i Koresë së Veriut, aktualisht ndodhet në Uashington DC, për të diskutuar lidhur me një samit të dytë midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që mund të bëhet në fillim të marsit apo të prillit.

Megjithatë, deri më tani as Shtetet e Bashkuara dhe as Koreja Veriore nuk kanë bërë të ditur ndonjë datë për takim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të takohet me ish-shefin verikorean të spiunimit, Kim Yong Chol në një hotel në Uashington.

Trump- Kim Jong

Një takim kokë më kokë është pa dyshim një zhvillim pozitiv, por nuk pritet të sjellë ndonjë përparim të madh për sa i përket denuklearizimit, sipas ekspertëve. Përkundrazi, Trump dhe Kim thjesht mund të kërkojnë të vazhdojnë komunikimin dhe të shmangin ngërçin që ndikoi shumë në marrëdhëniet e tyre në 2017.

Të dy udhëheqësit mund të ofrojnë koncesione për të ringjallur procesin, thanë analistët në konsultimin politik, Eurasia Group të premten.

Pheniani nuk ka testuar asnjë raketë që nga fundi i vitit 2017, por kjo nuk mjafton. Ato ende duhet të shkatërrojnë të gjitha bazat dhe objektet bërthamore. Progresi i ngadalshëm është ndikuar nga fakti se Uashingtoni nuk ka vendosur një afat për denuklearizimin, tha Eurasia. Kjo i jep kohë Trumpit të përmbushë objektivat e veta deri në fund të madatit të tij në 2021.

Shkatërrimi i plotë i armëve të Koresë së Veriut ka qenë arsyeja kryesore për lidhjen midis Uashingtonit dhe Phenianit, por shumë besojnë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë pas disa takimeve.

Procesi i denuklearizimit ka ngecur pas refuzimit të Koresë Veriore për të ofruar të dhëna të detajuara për hapësira bërthamore dhe ato raketore, në të cilat më pas do të angazhoheshin vëzhgues me qëllim të arritjes së ndonjë pakti për shkatërrimin e tyre.

Përveç tjerash, Koreja Veriore ka kërkuar nga SHBA-ja, që të largojë sanksionet e ashpra ndaj verikoreanëve dhe të garantojë siguri, para se të marrë hapa fillestarë për pezullimin e testeve bërthamore apo të atyre raketore.

Një takim i dytë i Trump-Kim nuk do të jetë i mjaftueshëm për të rezultuar në ndonjë reduktim të rëndësishëm në arsenalin atomik të Phenianit, tha Fitch Solutions Macro Research. “Dy liderët ndoshta do të kenë nevojë për samite të shumta përpara se të bëhen përparime të mëdha në zgjidhjen e këtyre çështjeve”./konica.al