MENU
klinika

Deklarata

Taksa 100%/ Vetëvendosje-Haradinajt: Nëse e heq bën…

30.01.2019 - 08:28

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, deputetja e Vetëvendosjes në Kosovë, Albulena Haxhiu doli në krah të kryeministrit Haradinaj përsa i përket taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Teksa komentoi presionin me të cilin po përballet Haradinaj për heqjen e kësaj takse, Haxhiu tha se taksa duhet të mbetet në fuqi pavarësisht thirrjeve të presidentit Thaçi, SHBA dhe nga partia në pushtet.

Ajo shprehu besimin se kryeministri Haradinaj nuk do të gjunjëzohet përballë presionit dhe trysnisë.

“Haradinaj bën gabim të madh nëse pas këtyre presioneve tërhiqet nga vendimi.

Do të jetë goditje e madhe për Republikën e Kosovës nëse Haradinaj e tërheq taksën.

Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, por taksa duhet të mbetet”, ka deklaruar Haxhiu.