MENU
klinika

Në Hollywood

Të “çmendur” pas Duas, targa me emrin e saj

16.01.2019 - 18:11

Dua Lipa ka bërë për vete miliona persona në botë me zërin e saj dhe performancat. Këngëtarja me origjinë shqiptare aktualisht ndodhet Hollywood.

Pikërisht në një ditë të zakonshme ajo është befasuar kur një prej makinave është shfaqur me targa me emrin e saj.

Në fakt, bëhet fjalë për një makinë të bashkëpunëtorëve të Dua Lipës nga Warner Bros. Joe Kentish që është pjesë e kompanisë Warner Bros. e ka vendosur këtë targë me emrin e Duas dhe këngëtarja nuk ka mundur të mos e falënderojë.

“Nuk mund të besoj se kjo është e vërtetë. Kjo natyrisht se do të merrte pesë yje nga unë. Faleminderit për këtë befasi”, u shpreh Dua në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN