MENU
klinika

"Prespa"

Tensione në Athinë, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)

20.01.2019 - 14:42

Incidentet e para janë shënuar në protestën masive që po zhvillohet në Athinë kundër marrëveshjes së ‘Prespës’ kundër emrit për Maqedoninë.

Situata është tensionuar, pasi protestuesit kanë tentuar që të hyjnë në parlament. Media greke Protothema shkruan se ky veprim i protestuesve ka sjellë përplasjen e tyre me policinë.

Protestuesit fillimisht kanë hedhur tymuese, ndërsa policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Kjo protestë masive ishte paralajmëruar edhe më parë, ndërkohë që ditën e sotme protestuesit kanë pushtuar sheshin Sintagma.