MENU
klinika

Financieri i Habilajve

Tërhiqet avokati i Nazer Seitit: E kam të pamundur mbrojtjen

30.01.2019 - 13:22

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, avokati mbrojtës i Nazer Seitit, Detar Hysi ka deklaruar se heq dorë nga mbrotja e klientit të tij.

Në shkresë, Hysi ka zbuluar edhe arsyen e dorëheqjes së tij. Ai bën me dije se arsyeja është mungesa e komunikimit me Seitin, i cili gjykohet në Itali.

“Në vazhdim të përmbushjes së detyrës time si mbrojtës, në bazë të ligjit për Avokatinë, ju njoftoj se nuk jam më mbrojtës dhe përfaqësues i këtij shtetasi, në seancën gjyqësore paraprake më 04.02.2019 të caktuar nga ana juaj për gjykimin e kësaj kërkese penale, për shkak të moskomunikimit me të pandehurin Nazer Seiti, pasi ai ndodhet me masë shtrënguese, sigurimi personal në shtetin Italian nga gjykata e Catanias. Në këto kushte e kam të pamundur vazhdimin e mbrojtjes”, shkruan avokati Hysi në shkresën drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Kujtojmë që Seiti u arrestua në Vlorë, në tetor të 2018 gjatë një operacioni antidrogë. Seiti është konsideruar si financieri i grupot kriminal ‘Habilaj’.