MENU
klinika

Përplasja

“Trajtim të paanshëm për çështjen e Huawei”

17.01.2019 - 12:14

SHBA-ja dhe Kanadaja  premtuan sot se do të jenë “të paanshëm” në trajtimin e çështjes për kryefinancieren kineze të gjigantit kinez të telekomunikacionit ”Huawei”, e arrestuar në Vankuver me kërkesë të palës amerikane, një veprim që ngjalli kontestime në Pekin.

”Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland diskutuan të martën në telefon për arrestimin, duke shprehur gjithashtu shqetësimin e tyre për “arrestimin arbitrar” të kanadezëve në Kinë’’, bën të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

“Ata vunë në dukje angazhimin e vazhdueshëm për një qëndrim të drejtë, të paanshëm dhe transparent nga ana e Kanadasë të procedurës gjyqësore dhe kërkesës për ekstradimin e SHBA-së për Huang Wenghou, kryefinanciares së ”Huawei”,  thuhej në komunikatën e Departamentit të Shtetit.