MENU
klinika

Detajet

Tritol në Tiranë, shpërthen makina

22.01.2019 - 22:24

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet, në një mjet të parkuar është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi tritoli.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde dyshuar plasëse, të vendosur në një automjet në pronësi të shtetasit D.H.

Nga shpërthimi i tritolit janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore