MENU
klinika

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

11.01.2019 - 16:22

Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të përballet me “paralizën e Brexit” në qoftë se deputetët e kundërshtojnë marrëveshjen e Theresa May të BE.

Duke folur për programin e BBC Radio 4 sot, Hunt paralajmëroi se humbja për qeverinë të martën nuk do të çonte në marrjen e Brexit që ata donin.

Ai tha se Parlamenti po përpiqej të gjente një mënyrë  për të ndaluar Brexit pa marrëveshje. Sipas tij kjo do të ishte një shkelje e besimit të publikut.

Konservatori rebel Dominic Grieve tha se ishte detyrë e deputetëve të ndalonin njerëzit që të kryenin “vetëvrasje kombëtare” duke mbështetur idenë e Brexit pa marrëveshje.

“Ka vetëm një rrugëdalje”, tha ai. “Kur marrëveshja e kryeministrit të hidhet poshtë, çfarë tjetër mund t’i ofrojmë publikut britanik, përveçse të kthehen pas dhe t’u kërkojë atyre të rishqyrtojnë vendimin e tyre?”

Kryeministrja pritet të humbasë votimin e të martës së ardhshme mbi marrëveshjen e tërheqjes të negociuar midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, me më shumë se 100 deputetë konservatorë, që duket se do të votojnë kundër.

Laboristët gjithashtu do të kundërshtojë marrëveshjen, por lideri Jeremy Corbyn ka këmbëngulur se zgjedhjet e përgjithshme janë ende përparësia e tij kryesore nëse marrëveshja refuzohet.

Ajo që vihet re këto ditë është një fushatë e ethshme, e cilësuar si “projekti i frikës”, për të vënë në pah rreziqet e mosaprovimit të marrëveshjes javën e ardhshme nga Parlamenti.

Ndërkohë, e gjithë bota do që Mbretëria e Bashkuar të dalë me marrëveshje nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Në një konferencë për media në Londër, së bashku me kryeministren britanike, Theresa May, Abe shprehu mbështetjen e tij “të plotë” për marrëveshjen për Brexit.

Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, me ose pa marrëveshje. Por, gjithçka mund të ndodhë dhe të gjitha opsionet janë të hapura./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…