Spanja duket se u ka hyrë me themeli trukimeve në sport, kur herë pas here ka arrestuar. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin, pasi së fundmi në pranga kanë përfunduar edhe tenistë.
Në këtë skandal janë përfshirë edhe 11 tenistë profesionistë, të cilët janë arrestuar. Garda Civile Spanjolle, në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë Spanjolle. kanë arritur që të përfundojnë me sukses një operacion madhor në ndalimin e këtyre akteve të paligjshme.
Ata kanë arritur që t’i japin fund një rrjeti të gjerë, që kishte si qëllim trukimin e ndeshjeve. Ky rrjet, kishte një shtrirje aq të gjerë, saqë ata kishin krijuar lidhjet me tenistët profesionistë dhe këta të fundit kishin dakordësi që të plotësonin kushtet e tyre dhe në këmbim do të merrnin shuma të konsiderueshme.
83 të dyshuar bashkë me 11 tenistët tashmë janë vënë në pranga, ndërkohë që policia spanjolle ka hetuar 11 shtëpi, duke sekuestruar 167 mijë euro, karta krediti, makina luksoze, si dhe 50 pajisje elektronike.
Gjithashtu, nuk kanë lënë pa bllokuar edhe plot 42 llogari bankare deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Një “tërmet” i vërtetë, teksa në Spanjë pyesin: Kush e ka radhën.