13.01.2019 - 15:36
“Tualeti i zgjuar”, i ndërtuar nga kompania amerikane do të dalë në treg gjatë këtij viti për 5.500 paund (rreth 6 mijë euro).
Ky lloj tualeti do të jetë Hi-Tech pasi përfshin ndjenjëse të ngrohtë, bokse me zë dhe funksione shpëlarje dhe tharje.
Të gjithë që kanë nevojë të kenë një WC të bukur, të ngrohtë dhe me muzikë, do gjejnë zgjidhje me risinë e teknologjisë, të cilës i kanë vënë emrin “The Numi 2.0 Intelligent”.
“Tualeti inteligjent” do të dalë në shitje në fund të këtij viti në faqen online Amazon.