MENU
klinika

Mësojeni!

Ushqimi që përmirëson gjumin

06.01.2019 - 18:30

Nuk është sekret që ajo çfarë hani dhe sasia që hani në darkë ndikojnë mbi gjumin. Por a e dinit që është një ushqim fare i zakonshëm që mund t’ju ndihmojë për tetë orë gjumë të qetë?

Dietologia australiane Sharon Natoli thotë se vezët për darkë janë ndër qetësuesit më të mirë natyralë. “Ndonjëherë diçka e thjeshtë si vezë për darkë mund të jetë një qetësues natyral, sepse e bardha e vezëve ndihmon trupin të përgatitet për gjumë duke prodhuar melatoninë”, tha Natoli për Daily Mail Australia.

“Veza është burim i pasur me tryptophan, amino acid që ndihmon të flesh më mirë për periudha më të gjata duke i thënë të pushojë natën”.

gjumi-konica.al

Sharon shtoi se vezët nuk ndihmojnë vetëm për gjumë më të rehatshëm, por ndihmojnë edhe kundër shtimit në peshë, plakjes e madje edhe për uljen e nivelit të stresit.

Në lidhje me sasinë, Australian Eggs thotë se kolesteroli i tyre nuk është i keq për trupin dhe dy vezë në ditë bëjnë shumë mirë. Veza përmban me shumicë edhe vitaminat B, përfshirë B12, B5, biotin, thiamine e riboflavin bashkë me selenium.

Ato ndihmojnë për lëkurë, flokë e thonj të shëndetshëm.

Efekte të mira shëndetësore (dhe financiare)!

Mos e nënvlerësoni gjizën!

Përmirëson tretjen dhe ndihmon në humbjen e peshës

Përfitime të jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i dardhës

Ja kur duhet të shkoni te dermatologu

Aknet e shpinës, çfarë janë dhe si t’i trajtoni?

Ja lista me disa nga gjërat që duhet të ndryshoni

Gabimet që bëni kur lani dhëmbët