MENU
klinika

Reagimi

Vdekja e zv.ministrit në Kosovë, reagon Qeveria Shqiptare

26.01.2019 - 17:49

Edhe qeveria shqiptare ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të zv.ministrit kosovar Arian Daci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësja e qeverisë njëkohësisht dhe ministre Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për familjen e zv/ministrit, i cili u nda nga jeta pasi u godit nga një ortek në zonën turistike të Brezovicës.

“Ngushëllime të ndjera familjes Daci për humbjen e njeriut më të dashur, ngushëllime qeverisë së Kosovës për humbjen e zv.ministrit të Diasporës! U prehtë në paqe shpirti i Tij!”, shkruan Spiropali në emër të qeverisë Shqiptare.