MENU
klinika

Kampuset Universitare

Veliaj rikandidon për Tiranën? Rama bën paralajmërimin e papritur

19.01.2019 - 12:20

Kryeministri Rama foli sot për rikandidimin e mundshëm të kryebashkiakut Veliaj për Bashkinë e Tiranës.

Teksa foli për një mandat tjetër të kryetarit të bashkisë, Rama u la sërish vend dyshimeve.

Ai u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 30 qershorit PS do të fitojë Bashkinë e Tiranës.

Rama tha se Kampusi Universitar do të përfundojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë, por nuk përmendi asnjë emër mbi kandidatin konkret.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, tha Rama.