18.01.2019 - 14:03
“Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës” Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai ka folur të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kalojë mirë me perëndimorët. Putini pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vuqiçin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, tha Veseli, shkruan Rtk.
Të enjten në Beograd ka qëndruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Takimi Thaçi-Putin