MENU
klinika

Takimi Thaçi-Putin

Grafite në Prishtinë, ‘Veriu nuk është Krimea’

15.11.2018 - 10:17

Grafite me portretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin me mbishkrimin “Veriu nuk është Krimea”, janë parë në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Grafitet janë parë rreth qendrës së studentëve dhe fakulteteve.

Kujtojmë se në manifestimin e organizuar në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris, Thaçi ka takuar Putinin.

Mirëpo, takimi mes presidentit kosovar dhe atij rus ka ngjallur reagime në Kosovë. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN