MENU
klinika

The Guardian

Vetëm kur të largohet Maduro, do të shpëtojë Venezuela

29.01.2019 - 20:40

Venezuela, është shndërruar në një teatër të një lufte të re. Administrata e Donald Trump, me kërcënimet e tyre të herëpashershme, e përkeqësojnë situatën. Por gara e vërtetë në Venezuelë është midis demokracisë dhe diktaturës.

Maduro udhëheq një regjim të korruptuar autoritar që ka vjedhur dhe shkatërruar një vend që dikur ishte i begatë.

Për shumicën e qeverisë në Amerikë, për Bashkimin Evropian dhe për shumë njerëz të Venezuelës, Maduro nuk është më një president legjitim, por thjesht një diktator i cili e ka bërë të mundur rizgjedhjen e tij vitin e kaluar me mashtrime.

Gjatë dy javëve të kaluara, Venezuela ka patur protesta në mbarë vendin, duke përfshirë edhe në lagjet e varfra tradicionalisht besnike ndaj Hugo Chavez, paraardhësit të Maduros.

Venezuela

Ato arritën kulmin me marshimet masive të mërkurën e kaluar, gjatë të cilave Juan Guaido, kryetari i ri, i ri i asamblesë kombëtare të kontrolluar nga opozita, shpalli veten të jetë presidenti i përkohshëm i vendit. Shtetet e Bashkuara dhe një grup vendesh të tjera në Amerikë e njihnin Guaidon. Për disa orë, gjithçka dukej sikur ishte në ekuilibër. Pastaj komandantët e lartë ushtarakë riafirmuan mbështetjen e tyre për Maduro dhe hodhën poshtë atë që ata thanë ishte një “grusht shteti”.

Protestat ka gjasa se do të shuhen shpejt. Por beteja për pushtet në Venezuelë nuk mbaron.

Data e marshimeve të javës së kaluar, 23 janar, është domethënëse në Venezuelë. Atë ditë në vitin 1958, një kryengritje popullore përmbysi një diktaturë ushtarake, duke u futur në demokraci të qëndrueshme dypartiake. Venezuela u bë vendi më i pasur në Amerikën e Jugut dhe një strehë për mërgimtarët politikë nga diktaturat ushtarake diku tjetër në kontinent në vitet 1970. Pastaj pakënaqësia popullore dhe korrupsioni u shtuan ndjeshëm dhe u mbajtën zgjedhje në vitin 1998, ku fitoi Chavez, një oficer karizmatik i ushtrisë që kishte udhëhequr një grusht shteti të dështuar.

Gjysma e popullsisë, kujtojnë me nostalgji kohën kur ai udhëhiqte. Por ai e kishte falimentuar vendin e tij. Ai zëvendësoi një demokraci sociale me një shoqëri klienteliste, në të cilën përfitimet dhe ushqimet shpërndaheshin në këmbim të besnikërisë politike.

Venezuela po vuan po aq shumë edhe tani. Ekonomia është ulur ndjeshëm që nga viti 2014, ndërsa hiperinflacioni shkatërron vlerën e pagave. Ky kolaps nuk është rezultat i çmimeve të ulëta të naftës, akoma më pak rezultat i sanksione të vendosura nga SHBA-të. I gjithë faji qëndron tek keqmenaxhimi.

Regjimi i Maduro është bërë një problem rajonal. SHBA nuk ka gjasa të bëjë përpjekje për një pushtim ushtarak por po shqyrton mënyrat që Guaido të mbështetet.

Largimi i Maduros dhe zgjedhjet e lira do të ishin shpëtim për Venezuelën. Kjo rrugë i është ofruar Maduros dhe ai e ka refuzuar atë…

Michael Reid është autori i librit “Kontinenti i harruar: Një histori e Amerikës së Re Latine”. Ai është një kolumnist dhe redaktor në Economist.