31.01.2019 - 09:09
Një sasi lëndë plasëse i është vënë një lokali në Vlorë, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”.
Policia bën me dije se është gjetur një pako e dyshimtë tek lokali, ndërsa ka qenë vetë pronari ai i cili pasi ka parë pakon ka njoftuar menjëherë policinë.
Nuk dihet nëse ky ishte vetëm një paralajmërim, apo autorët kanë dështuar me planin e tyre.
“Më datë 31.01.2019, në orën 07:20, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve” është konstatuar një pako e dyshimtë.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj”, njofton policia.