MENU
klinika

Parashikimi i motit

Vijojnë reshjet e dëborës, zbresin deri në vendet bregdetare

04.01.2019 - 08:28

RESHJET

Ditën e sotme, premte, dt.04, priten reshje lokale të dobëta në një pjesë të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi).

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 5 °C
në vendet e ulëta: 0 / 5 °C
në vendet malore: -11 / -2 °C

ERA

Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por deri e fortë në zonat malore në Veri