MENU
klinika

Detajet

Vrasja në Korçë/ Si nisi sherri

18.01.2019 - 09:30

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Altin Balliu.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, i cili është banori lagjes ku ndodhi ngjarja. Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mësohet se autori është person me precedent penal.

Po ashtu bëhet e ditur se vrasja ndodhi në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën, banor i fshatit Slabinjë të Pogradecit, dhe shokët e këtij të fundit. Mësohet se i gjithë sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë nga shokët e 35-vjeçarit, që mbeti i vrarë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës. 35-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur.

Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit