MENU
klinika

Dëshmia në gjyq

Vrau Albert Bakon në burgun grek/ Flet autori shqiptar: Doja vetëm ta…

17.01.2019 - 10:51

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e shqiptarit në burgun grek Koridhalos.

Gjatë ditës së sotme autori që ekzekutoi Albert Bakon ka dalë para gjykatës për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e avokatit Mikalis Zafiropulos.

Në gjyq Mikel Kastrioti ka folur edhe për vrasjen e bashkëatdhetarit në burgun grek.

Kastrioti, dëshmoi para gjyqit se nuk donte ta vriste, por vetëm ta lëndonte pak bashkëkombasin e tij.

Mediat greke raportojnë se për shkak të mungesës së dëshmitarëve gjyqi u shty për në 23 janar, pasi i dyshuari grek për vrasjen e avokatit refuzoi të dëshmonte, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe, kanë mohuar katër veprat që drejtësia greke u ka bërë .