Partia Demokratike do të protestojë kundër qeverisë dhe do të kërkojë largimin e Kryeministrit Edi Rama në 16 shkurt.
Pas vendimit të marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, zbardhen të tjera detaje nga mënyra se si të bëhet organizimi.
Zbardhen emrat e deputetëve demokrate që do të jenë të deleguar lidhur me organizimin e protestës, një revoltë që sipas PD, do të nisë nga rrethet dhe vjen në Tiranë.
Emrat e të deleguarve në degët e Tiranës në 12 qarqe:
Vetëm pak ditë më parë, Basha vendosi të pranojë kërkesën e një pjesë të madhe të anëtarëve të Kryesisë, të cilët i kërkuan dy ditë më parë që protesta e parë e opozitës të kishte një simbolikë të caktuar dhe të zhvillohej në një datë afër 20 shkurtit, ditës përkujtimore të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Për këtë arsye, Kryesia e PD-së ka vendosur që të dielën e 16 shkurtit, në orën 11:00, opozita të protestojë përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë. Por 16 shkurti, për selinë blu shihet si një finalizim i revoltës popullore, pasi deri në këtë datë, demokratët do të organizojnë protesta në disa qytete të Shqipërisë.
Në Kryesinë e PD-së, demokratët kanë vendosur që protestat të nisin nga data 4 shkurt në rrethe dhe do të vijnë të dielën e 16 shkurtit në Tiranë.