MENU
klinika

Detajet

Zjarr në grykën e një pusi nafte në Fier

17.01.2019 - 17:36

Një grykë pusi nafte në Zharrëz të Fierit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se gropa e pusit ka qenë me mbetje të naftës bruto, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Paraprakisht nuk raportohet për pasona të lënduar si pasojë e flakëve dhe tymit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.