MENU
klinika

Mbreti i pop-it

Akuzat për pedofili, kërkohet zhvarrosja e Michael Jackson

12.02.2019 - 19:30

Një dokumentar i publikuar së fundmi, por edhe deklaratat e ish-shërbëtores së Michael Jackson, kanë rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes akuzat për pedofili ndaj mbretit të popit, tashmë të ndjerë.

Madje, së fundmi, “Radar Online” ka shkuar deri aty sa të shkruajë se trupi i Jackson mund të zhvarroset për testet e ADN-së. Njëmbëdhjetë njerëz thuhet se kanë shprehur dëshirën për të kërkuar që trupi të hiqet nga varri i tij në Kaliforni dhe të shqyrtohet për dëshmi të ADN-së, sipas Radar Online.

Michael Jackson

Por pretendimet e habitshme të mediave janë goditur me komente të shumta të cilat i cilësojnë si tërësisht “të pavërteta” dhe “keqdashëse” për Michael Jacksonin, dhe është kërkuar nga Radar që të flasë me “burime të besueshme”, raporton The Sun.

Radar Online pohon se “provat e krimeve” qëndrojnë “varrosur me Mbretin e muzikës Pop”.

Adrian McManus, Michael Jackson

Por pretendimet janë hedhur poshtë nga agjenti i pasurive të Michael Jacksonit, i cili ka reaguar me një letër të zemëruar në faqen e internetit. Ai thotë se trupi i këngëtarit nuk do të zhvarroset për testet e ADN-së.

Duke kërkuar të dinte se kush saktësisht kishte pohuar se do të zhvarrosej, agjenti i pasurive tha se “ishin të habitur që askush nuk u tha atyre për këtë zhvillim të pazakontë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të Largohesh nga Askund”

Dokumentari që rrënon Michael Jackson