MENU
klinika

Nga Dr. Apostol Vaso

Alarmi ulëritës i një mjeku të shquar: Deri kur do i tolerojmë!?

02.02.2019 - 00:02

“Të nderuar miq dhe koleg !
Deri kur do të tolerojmë, që ky klan, herë me dy, e herë me tre, e herë me katër dhe herë me më shumë koka, të na poshtërojë ?
Deri kur do të tolerojmë, që të na thonë se jemi më të mirët pas Gjermanisë dhe ne të heshtim ?
Deri kur do të tolerojmë, që këta të marrin vendime pa na pyetur dhe ne të vuajmë pasojat e gjykimeve të bazuara në përfitimet e tyre ?
Deri kur do të tolerojmë të dëgjojmë brockulla në parlament mbi dekriminalizimin, a thua se këta nuk e njohin veten e tyre ?
Deri kur do të tolerojmë që këta te pasurohen dhe ne të varfërohemi, a thoni, vetëm këta punojnë ?
Deri kur do të tolerojmë që kjo kastë ti verë kazmën pasurisë kombëtare dhe ne të bëjmë sehir në TV ?
Deri kur do të tolerojmë, që kur këta gënjejnë, ne të bëjmë budallain ?
Deri kur do të tolerojmë të dëgjojmë, të flasin këta që nuk duhet të flasin dhe ne që kemi shumë për të thënë, të heshtim ?

apostol vaso-konica.al

Deri kur do të tolerojmë, të na vendosin njerëz që nuk meritojmë mbi kokat tona, kur servili i paaftë të gjykojë për fatin e të aftit ?
Deri kur do të tolerojmë dhe nuk do të flasim se parat e Chek-up-it nuk do të shpëtojnë njerzit tanë nga e keqja ?
Deri kur do të tolerojmë, që të akuzohemi, se me parat e Chek-up-eve, do të bëjmë korrupsion ?
Deri kur do të tolerojmë, të na thonë se testimi është një mjet, i cili do të na bëjë më të aftë, në sytë e njerëzve tanë ?
Deri kur do të tolerojmë, të ndërsejnë opinionin kundër nesh, sikur ne prishëm sistemin shendetesor?
Deri kur do të tolerojmë, të pranojmë se ne nuk kemi investuar në shëndestësi ?
Deri kur do të tolerojmë, të pranojmë se spitalet i keqtrajtojmë ne ?
Deri kur do të tolerojmë dhe heshtim se me parat që japin për spitalet tona, bëhet mjekësi ?
Deri kur do të tolerojmë, se ne jemi shkaku i demotivimit dhe demoralizimit të sistemit shëndetësor ?
Deri kur do të tolerojmë, të pranojmë të bëhemi shtrigat për gjuhetinë e tyre ?
Deri kur do të tolerojmë që të punojmë jashtë cdo kushti minimal teknik, shkencor dhe njerëzor ?
Deri kur do të tolerojmë të punojmë pa ujë dhe sapun ?
Deri kur do të tolerojmë të paguhemi me një pagë që nuk quhet pagë?
Deri kur do të tolerojmë të punojmë ditë e natë dhe askush të mos thotë punë e mbarë ?
Deri kur do të tolerojmë, që prioritetet tona të mos jenë prioritetet e tyre ?
Deri kur do të tolerojmë, të rrojmë me frikën se femijët tanë do të ngelen të urritur, sikur ne të ishim njerzit me më pak vlera të kësaj shoqerie ?

Deri kur do të shpresojmë se një ditë këta do të ndyshojnë ?
Deri kur do të tolerojmë të heshtim dhe të mos pyesim, ku e gjejnë forcën të dalin mbi ligjin ?

Deri kur do ti mbrojmë, duke toleruar ?

Vallë do të ketë një ditë ku njëzëri të themi, mjaft më, nuk tolerojmë ?”