Aktorja me famë botërore, Jennifer Aniston ka shprehur mendimin e saj pa doreza kundrejt meshkujve në një intervistë për revistën franceze ‘Public’.
“Meshkujt vënë gjithmonë mirëqenien e tyre të parën”, është shprehur Aniston. Por jo vetëm kaq ajo ka vazhduar më tej: “Faji qëndron te nënat e tyre, të cilat i rrisin si pasha të vegjël dhe kështu kur rriten ata bëhen lloji që i shohin femrat si një vajzë e urtë”.
Aktorja shprehet në këtë formë, pas dy eksperiencave jo shumë të mira martesore. Duket që eksperiencat në çift nuk kanë rezultuar aspak të këndshme.
Aniston herë pas herë është sulmuar nga publiku për faktin që ajo nuk dëshiron të ketë fëmijë. Më herët ajo i është përgjigjur të gjithëve duke u shprehur: ‘Ekziston një presion që gratë të bëhen nëna dhe nëse nuk bëhen, ato konsiderohen si mallra të dëmtuara. Ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është të riprodhojë. Ndoshta ka të tjera gjëra që duhet të bëj. Shumicën e kohës qesh me këto tituj absurd, por përqendrohem te puna ime, miqtë, kafshët e mija dhe si mund ta bëjmë botën një vend më të mirë, pjesa tjetër janë mbeturina’.