MENU
klinika

Deklarata

Anulohet projekti i ‘Unazës së Madhe’? Balluku: Arsyeja pse po…

05.02.2019 - 14:35

Përmes një deklarate për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka njoftuar se projekti i ‘Unazës së Re’ nuk është anuluar.

Sipas Ballukut, ARRSH nga sot do të jetë e detyruar që garat t’i bëjë publike dhe në transmetim të drejtpërdrejtë.

Arsyeja se përse po komunikoj me ju është nevoja për t’i dhënë fund aludimeve, deklaratave dhe lajmeve të rreme mbi projektin e Unazës së Re për t’i bërë të qartë njëherë e mirë kujtdo se projekti është i përmirësueshëm por jo i bllokueshëm e aq më pak i anulueshëm.

Tirana dhe gjithë Shqipëria që kalon në atë segment kur vjen në kryeqytet s’mund të merret peng nga askush dhe për asnjë arsye.

Është folur dhe është stërfolur për kosto dhe kilometra por projekti është tejet kompleks dhe me një numër të konsiderueshëm nyjesh, vepra arti në një distancë relativisht të shkurtër por ama në mes të një zone të mbipopulluar ku intensiteti i banimit dhe aktivitetit do të shkojë duke u rritur.

Procesi i shpronësimeve vijon sipas ligjit, familje në mes të katër rrugëve nuk do të lemë. Bashkia pak ditë me parë kaloi 8 plane zhvillimi për parcela buzë unazës. Iu jep banorëve mundësinë e zhvillimit të pronës kur janë në shtëpi pa biznes.

Loti i tretë do të këtë në tryezë me specialistë me bashkinë e Tiranës dhe ekspertë. Duke mos përjashtuar rishikimin, nëse ka vend për rishikimin për projektin.

Fokusi do të jetë te nyja strategjike, nyja e Shqiponjës. I kam kërkuar ARRSH të përgatitet për cdo garë të jetë live para kamerave dhe në sytë e publikut”, tha ajo.