MENU
klinika

Atentati në Vlorë

Armando Sulejmanit i vihen ‘prangat’

18.02.2019 - 11:20

Të tjera detaje mësohen për atentatin e ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku mbetën të vdekur Aurest Rexho dhe Arjan Hasani si dhe u plagos Armando Sulejmani, 42 vjeç.

Policia ka arrestuar të plagosurin Armando Sulejmani pasi i ka gjetur një armë zjarri pa leje. Arrestimi iu komunikua në spital ku po merr mjekim pas plagosjes.

42-vjeçari dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të së kaluarës së tij dhe precedentëve. Sulejmani është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 i ka shpëtuar një tjetër atentati. Ai njihet ndryshe dhe me nofkën “Çipuri” dhe dyshohet se ka qenë anëtari bandës së Gaxhait.

Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor me ekspertë nga policia e Vlorës dhe drejtoria e përgjithshme të cilët po hetojnë dhe kanë shoqëruar 17 persona.

Në vendngjarje janë gjetur 90 gëzhoja dhe dyshohet se viktimave u është ngritur pritë. Në momentin që kanë mbërritur në zonë makina e viktimave, atentatorët e kane ndjekur nga pas për disa metra dhe kur është hapur zjarr kanë ecur paralel. Viktimat nuk kane pasur mundësi reagimi.

Vendi është zgjedhur nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë provë identifikuese.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier