MENU
klinika

Intervita për Billboard

Ava Max: Këngë me motive shqiptare në albumin e ri

03.02.2019 - 21:32

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është vënë në qendër të vëmendjes në botën muzikore pas publikimit të këngës së saj të fundit “Sweet but Psycho”.

Këngëtarja nga Saranda ka fituar një audiencë të jashtëzakonshme dhe për këtë, Billboard ka realizuar një intervistë me Ava-n, në të cilën bjondja përshkruhet si vajzë e imigrantëve shqiptarë. Këngëtarja sipas revistës së njohur qëndronte me orë të tëra pas shkollës për të mësuar anglisht.

“Gjithmonë kam ëndërruar për këtë dhe po ndodh. Të gjithë po thonë, ‘kjo vajza e re që i ndodhi suksesi brenda natës. Por, ka pasur aq shumë vuajtje e sakrifica, momente që nuk dija se çka po bëj. Nuk ishte asgjë brenda natës”, u shpreh Ava për Billboard.

“Ju mësoni që të jeni të fortë nga ajo që merrni dhe më pas largohet”, shtoi ajo duke thënë se vështirësia që kanë përjetuar femrat, kryesisht të shoqërisë së saj e inspirojnë drejt këngëve të reja.

Ava po bën gati albumin e ri të saj dhe ka premtuar se do të publikojë një këngë me motive shqiptare në kuadër të albumit debutues të saj.

Sa i përket performancave, ajo këtë e ka testuar në debutimin në televizionin kombëtar amerikan kur performoi hitin “Sëeet but Psycho” në The Late Shoë with James Corden.

“Njerëzit kanë nevojë për një përjetim. Këtë po provoj ta sjell”, përfundoi Ava për Billboard.

Kënga e shqiptares ishte në krye të top listës britanike pë të tretën javë rresht, para se superylli Ariana Grand me këngën “7 Rings” ta rrëzojë në vendin e dytë në atë që do të duhej të ishte java e katërt në majen e top listave britanike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain