Bashkimi Evropian ka kritikuar Iranin në lidhje me programin e saj të raketave dhe “sjelljen e papranueshme” në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Teherani i ka hedhur poshtë shqetësimet, duke I konsideruar “të pabaza”.
Bashkimi Europian të hënën i kërkoi Iranit t’i jepte fund menjëherë “sjelljeve të papranueshme”, duke përfshirë heqjen dorë nga testet e raketave të mëtejshme balistike ose përpjekjet për të vrarë disidentët iranianë në tokën evropiane.
Paralajmërimi, ka ardhur në një kohë presioni nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar rritjen e ndikimit iranian në Evropë dhe Lindjen e Mesme.
Çfarë tha BE saktësisht?
BE është e shqetësuar nga aktiviteti balistik i raketave iraniane dhe i bën thirrje Iranit t’i japë fund veprimeve që shkelin urdhrat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Blloku është shumë i shqetësuar nga aktivitetet armiqësore që Irani ka kryer në territorin e disa shteteve anëtare. Brukseli shqetësohet seriozisht lidhur me përfshirjen ushtarake të Iranit dhe praninë e vazhdueshme të forcave iraniane në Siri.
Megjithatë, BE vazhdon të mbështesë një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Bllokut i vjen keq për vendimin e Presidentit Donald Trump vitin e kaluar për të larguar SHBA nga marrëveshja.
Si reagoi Irani?
Në një deklaratë nga agjencia e lajmeve Tasnim, ministria e jashtme e Iranit tha se ngritja e akuzave të tilla të pabazuara ndërkohë që grupet e njohura terroriste dhe kriminale janë të lira në Evropë, është jo konstruktiv në këtë fazë dhe është në përputhje me qëllimet e armiqve që kërkojnë të sulmojnë marrëdhëniet e Iranit me Evropën .
Si ka ndikuar SHBA?
Uashingtoni u bëri thirrje aleatëve evropianë të shkëpusin lidhjet politike dhe ekonomike me Iranin. Muajin e kaluar, ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenell, tha se presioni i SHBA kishte bindur Gjermaninë të ndalonte lidhjet e Mahan Air të Iranit me forcën elite të Iranit, Gardën Revolucionare. Qeveria gjermane mohoi se masa ishte rezultat i presionit të SHBA.
Ndërkohë BE ka akuzuar Iranin për përfshirjen në përpjekjet për të vrarë disidentët iranianë në Francë, Danimarkë dhe Holandë. Blloku sanksionoi Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit në janar për përfshirjen e dyshuar në sulme.
BE është përpjekur të anashkalojë sanksionet që Shtetet e Bashkuara i rikthehen Iranit pas tërheqjes së saj nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Javën e kaluar, Brukseli njoftoi krijimin e INSTEX, një kanal transaksionesh që shpreson t’i lejojë bizneset evropiane të vazhdojnë aktivitetet e tyre tregtare në Iran.