MENU
klinika

Detajet

Bëri thirrje ‘të goditet me armë policia’, shoqërohet protestuesi

19.02.2019 - 11:30

Një nga protestuesit tek zona e Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re është shoqëruar në polici.

Aktualisht ai ndodhet në ambjentet e komisariatit numër 6 në Tiranë.

Protestuesi i shoqëruar është Lutfi Kastrati, i cili bëri thirrje në protestë të goditet policia me amë.

Në mbështetje të banorit të zonës së Asirit para komisariatit numër 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.

Kujtojmë se prej më shumë se 3 muajash, banorët e Astirit janë në protestë kundër prishjes së banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.