MENU
klinika

Moti i keq

Bllokohen në det tragetet e nisura nga Durrësi

23.02.2019 - 11:07

Tragetet me pasagjerë që janë nisur gjatë mbrëmjes së kaluar në drejtim të Italisë akoma nuk kanë arritur të ankorohen në portin e Barit.

Duket se moti i paqendrueshëm që ka përfshirë vendin tonë, është prezent edhe në krahun tjetër të Adriatikut.

Sipas burimeve, dy tragetet e nisura mbrëmë nga Durrësi, “Af Marina” dhe “Rigel I”, nuk kanë arritur të ankorohen, si pasojë e forcës së erës që shkon deri në 35 milje/orë dhe forcës së detit që raportohet të jete reth 8 ballë.

Aktualisht pasagjerët ndodhen ende në det të hapur në pritje të qetësimit të erërave dhe deri në përmirësim të situatës.

Ndërkohë parë edhe erërat e forta kapiteneria ka ndaluar hyrjen-dalje e mjeteve në portin e Barit.